Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, njoftoi LAMM dhe shtoi se të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.
Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë aktivizuar, është vënë në dispozicion i tërë mekanizmi dhe fuqia punëtore dhe vazhdimisht në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Ministrinëe Transportit po bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillim i sigurt i komunikacionit.
Krahas kujdesit gjatë drejtimit të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyruar i pasisjes dimërore, respektimi i sinjalizimit të vendpsur rrugor dhe shpejtësia e adaptuar e lëvizjes në drejtimet rrugore.
LAMM gjithashtu rekomandon informim me kohë nga ana e të gjitha qendrave informuese për kushtet dhe trafikun në rrugët e vendit.
Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë edhe gjatë periudhës në vijim, me qëllim qëtë sigurohet zhvillim i sigurt dhe pa pengesa i komunikacionit.
LAMM përkujton se nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 21.11.2025 deri 31.03.2026 do të mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.



