Trafiku normal në rrugë, por kujdes në zona me lagështi dhe terren të paqëndrueshëm

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, ndërsa në shumicën e segmenteve rrugore ka lagështi. Në disa zona ku rrugët kalojnë pranë përrenjve dhe grykave, janë evidentuar rrëshqitje të vogla dheu.


NP Rrugët e Maqedonisë u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë sipas gjendjes së rrugës.
Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht të angazhuara në terren dhe po sigurojnë qarkullim të pandërprerë në të gjitha akset rrugore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit