6.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

Trafiku në mbarë vendin zhvillohet pa probleme

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rekomandohet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngaset me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) kujton se nga 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit