Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se me lansimin zyrtar të sotëm të projektit “Safe City”, deri në orën 20:00 janë regjistruar rreth 500 gjoba për shkelje në komunikacion.
Sipas tij, krahasuar me periudhën para dy muajsh, kur sistemi funksiononte vetëm në fazë prove dhe jepeshin kryesisht vërejtje, tani vërehet ulje drastike e shkeljeve të rregullave në trafik.
Toshkovski theksoi se qëllimi i projektit nuk është ndëshkimi, por rritja e sigurisë në komunikacion dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit.
Projekti “Safe City” përfshin monitorim më të avancuar të trafikut përmes teknologjisë, me synim uljen e aksidenteve dhe rritjen e rendit në rrugë. (INA)



