22.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Toshkovski: Siguria globale kërkon bashkëpunim të përbashkët

Sot në Shkup po mbahet Konferenca e 41-të e ri-trajnimit të degës evropiane të FBI National Academy Associates (FBI NAA), ku morën pjesë diplomuar të Akademisë Kombëtare të FBI-së, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, si dhe ekspertë e partnerë nga komuniteti ndërkombëtar i sigurisë.

Gjatë hapjes së konferencës, Ministri i Punëve të Brendshme Pance Toshkovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave të reja të sigurisë.

“Siguria nuk ka kufij. Kërcënimet janë transnacionale dhe përgjigja duhet të jetë e përbashkët,” tha ministri, duke shtuar se sfidat moderne të sigurisë nuk kufizohen vetëm te kërcënimet tradicionale si krimi i organizuar, tregtia e drogës dhe korrupsioni, por përfshijnë edhe “kërcënime kibernetike, luftë kibernetike, abuzim të teknologjisë, ekstremizëm transnacional dhe përdorim të dezinformatave si armë”.-Toshkovski

Ministri nënvizoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke mund të krijohen zgjidhje të qëndrueshme për këto sfida.

“Në këtë udhëkryq mes traditës dhe ndryshimit, ne duhet të mendojmë ndryshe, të veprojmë së bashku dhe të kemi guximin të udhëheqim. Fuqia jonë qëndron në unitetin tonë – të përkushtuar dhe të gatshëm për të ndërtuar të ardhmen e sigurisë globale,” u shpreh ai.

Konferenca, e cila do të vazhdojë për disa ditë, synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, duke e vendosur Shkupin në qendër të diskutimeve për sigurinë globale. /ora24/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit