Toshkovski: “Safe City” synon shpëtimin e jetëve, jo ndëshkimin

Sistemi “Qytet i Sigurt” nis zbatimin nga nesër me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e aksidenteve rrugore, e jo ndëshkimin e qytetarëve, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në një paraqitje në MRT 1, Toshkovski bëri të ditur se ka hyrë në fuqi një rregullore e re që përcakton pragje më të larta tolerance për tejkalimin e shpejtësisë. Sipas saj, për shpejtësi deri në 50 km/orë toleranca mbetet 6 km/orë, ndërsa për shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë toleranca është 9 km/orë. Në rrugët me kufizim 100 km/orë, drejtuesit e mjeteve do të sanksionohen vetëm nëse shpejtësia tejkalohet mbi 112 km/orë.

Ministri theksoi se qytetarët do të marrin mesazhe informuese edhe kur tejkalojnë shpejtësinë brenda kufirit të toleruar, pa u gjobitur, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre. Ai nënvizoi se toleranca nuk përjashton përgjegjësinë penale në rast aksidentesh me pasoja të rënda.

Nga nesër, sistemi “Qytet i Sigurt” do të zbatohet në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe përgjatë Korridoreve 8 dhe 10. Në fazën e parë, kamerat do të evidentojnë parkimin e parregullt, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, kalimin në dritë të kuqe dhe drejtimin e mjetit me leje qarkullimi të skaduar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit