14.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Toshkovski: Policia shpëton me sukses alpinistin me këmbë të thyer

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sapo ka shpërndarë një video me mbishkrim ku shkruan se, pjesëtarët e policisë, nga njesitet ajrore dhe “Tigrat” sapo kanë shpltuar në alpinist, në malin Pelister, i cili ka pasur edhe frakturë në këmbë, transmeton Ora24.tv.

Njoftimi i plotë i ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski:

“Sot, në një terren jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm pranë Pelisterit, u realizua me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti të lënduar me frakturë në këmbë.

Në aksion morën pjesë tre pjesëtarë të Njësisë Ajrore dhe katër pjesëtarë të njësisë speciale antiterroriste “Tigrat”. Shpreh mirënjohje të sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanitetin e tyre.

Me këtë aksion, pjesëtarët tanë edhe një herë dëshmuan se policia e Maqedonisë është gjithmonë aty ku është më së shumti e nevojshme, veçanërisht kur shpëtohet jetë dhe veprohet në kushte jashtëzakonisht të vështira”, ka shktuar Toshkovski./Ora24.24

Posti i ministrit dhe Video:

https://www.facebook.com/share/v/16bt3Vzabo/?mibextid=wwXIfr

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit