Toshkovski për “Qytetin e sigurt”: Qëllimi i vetëm – rritja e sigurisë në komunikacion dhe ulja e fatkeqësive

Këtë sistem e zhvillojmë me qëllimin e vetëm për të rritur sigurinë në trafik dhe për të zvogëluar aksidentet rrugore, lëndimet dhe jetët e humbura njerëzore, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një postim në Facebook, duke informuar se sot ndodhej në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”.

Ai theksoi se në këtë fazë po bëhet kontrolli i saktësisë së matjes së shpejtësisë, me ç’rast lëshimet e konstatuara janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, që garanton siguri dhe besueshmëri të sistemit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit