19.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Toshkovski në “PikëPodcast”: BDI i mashtron shqiptarët. VMRO-DPMNE hapi shërbime administrative të MPB-së në katër komuna me shumicë shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski, i ftuar në “PikëPodcast” në Ora24.tv dhe Almakos.com akuzoi partitë në opozitë se i mashtrojnë qytetarët. Duke folur për retorikën e opozitës, Toshkovski tha se në sytë e BDI-së, gjithmonë kur është VMRO, ka problem për shqiptarët në Maqedoni, kjo është teza e tyre.

“E si nëse është ashtu, pikërisht ky ministër i Punëve të Brendshme, që vjen nga VMRO-DPMNE, në periudhë 5-6 mujore prej kur është formuar Qeveria, në numrin më të madhe të komunave në Maqedoni, ku deri më tani asnjëherë nuk ka pasur shërbime administrative nga MPB, hap shërbime administrative ku në 2/3 e komunave ku i hapëm shumica e popullsisë janë shqiptare. Pse do e bënim këtë nëse teza e tyre është e saktë! Ne hapëm shërbime administrative që të munden njerëzit të fotografohen, të nxjerrin dokumente si pasaportë, letërnjoftim, patentë shoferi në Komunën e Likovës me kërkesë të kryetarit të Komunës së BDI-së, në Komunën e Sarajit me kërkesë të banorëve nga Saraji, në komunën e Zhelinës me kërkesë të kryetarit të BESA-s, në komunën e Jegunovcës me kërkesë të kryetarit dhe qytetarëve të Jegunovcës. Vetëm në këto katër komuna ku hapëm shërbime administrative, më shumë se 100 mijë qytetarë, ku mërgimtarë e ku banorë që jetojnë aty, do të mund ta realizojnë të drejtën e cila do u dëshmojë qytetarëve se pikërisht MPB kujdeset për qytetarët dhe është në shërbim të tyre. po MPB nuk është vetëm organ regresiv”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai theksoi se tani, banorët e Komunës së Likovës, Sarajit, Zhelinës dhe Jegunovcës do të munden lirshëm të marrin dokumentet personale në komunat e tyre, pa u udhëtuar në Kumanovë e Tetovë, duke bërë shpenzime shtesë dhe duke u përballuar me pritjet e gjata.

 “Pse këtë nuk e ka bërë BDI, pse nuk e kanë bërë? Pse partneri i tyre deri dje nga radhët e LSDM-së i cili ka qenë 8 vite e diçka ministër për Punë të Brendshme. Pse ai nuk i hapi këto shërbime. Ndërsa kanë kërkuar. Ja kryetari i Zhelinës tregoi se tetë vite kërkojnë nga qeveria e kaluar të hapë shërbime administrative dhe ti ndihmojë qytetarët e tyre më lehtë ti shfrytëzojnë shërbimet e MPB-së”, tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshhkovski./Ora24.tv

Linku i plotë i emisionit:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit