13.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Toshkovski: Me sistemin “One Stop” në pikën kufitare “Tabanoc”, disa herë është ulur koha e pritjes – qytetarët meritojnë shërbime me shpejtësi, profesionalizëm dhe siguri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot realizoi një vizitë pune në pikën kufitare “Tabanoc”,ku së bashku me ekipin nga MPB kishin mundësinë të binden personalisht për funksionalitetin e sistemit të ri të implementuar “One Stop” për kontrolle kufitare të përbashkëta. Ky sistem, me të cilin integrohen kontrollimet nga të dy anët e kufirit, tashmë mundëson qarkullim shumë më të shpejtë të njerëzve, udhëtarëve dhe mallrave, duke eliminuar kontrollimet e dyfishta dhe duke minimizuar kohën e pritjes.

Në muajin gusht 2024 kemi pasur 1.247.747 udhëtarë në këtë pikë kufitare, ndërsa këtë vit 2025 – madje 1.602.939. Koha e pritjes gjatë fluksit më të madh në vitin 2024 ishte prej 3 deri në 4 orë, ndërsa këtë vit me sistemin e implementuar “One Stop” ajo ishte nga 30 minuta deri në 1 orë, që do të thotë kemi rritje prej 29% të numrit të udhëtarëve dhe disa herë kohë më të shkurtër të pritjes.

Pas vizitës në kufi, me udhëheqësinë e SPB Kumanovë, biseduam për gjendjen e sigurisë në rajon. Gjendja është stabile dhe e qetë, dhe të dhënat tregojnë rritje të veprimit zbulues në fushën e krimit ekonomik dhe ulje të aksidenteve rrugore me viktima.

Me vënien në funksion të sistemit “Safe City”, ku Kumanova është në tre qytetet e para, presim rritje të konsiderueshme të sigurisë në komunikacion dhe në fushën e rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu, konfirmuam se policia është plotësisht e përgatitur për të garantuar zgjedhje demokratike dhe të ndershme në proceset zgjedhore të ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit