16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Toshkovski i heq përgjegjësinë MPB-së: Koncerti u mbajt pa leje, nuk ishim të njoftuar

Ministri Pançe Toshkovski gjatë konferencës për shtyp u shpreh i bindur se MPB-ja nuk është njoftuar nga organizatorët dhe askush tjetër se një event i tillë do të mbahet në diskotekën e Koçanit.

Toshkovski tha se as MPB-ja, nuk ka obligim që të sigurojë siguri të vazhdueshme para çdo objekti hoteliere.

”MPB-ja, as nuk jep miratim për mbajtjen e eventeve të çfarëdolloj natyre dhe përmasash, por vetëm monitoron situatën dhe ndërmerr aktivitete për ruajtjen e qetësisë dhe rendit nëse ngjarja nuk lajmërohet në stacionin kompetent policor. Sipas rregulloreve ligjore, eventi duhej të raportohej në Stacionin e Punëve të Brendshme, por sasia e lëndës piroteknike nuk u raportua” tha Toshkovski

Siç shpjegoi Toshkovski oficeri i policisë, i cili u akuzua nga disa në publik se duhej të ndalonte koncertin, po hynte dhe dilte nga objekti duke u përpjekur të ndihmonte të pranishmit të dilnin dhe humbi jetën gjatë këtij procesi.

“Nga ekspertiza e kryer ditën e djeshme u konstatuan një sërë parregullsish brenda godinës që përdorej si diskotekë. Diskoteka jo vetëm që nuk kishte licencën e duhur, por udhtronte veprimtarinë e saj në një objekt që kishte si qëllim industrinë e lehtë dhe jo hotelierinë. Janë shkelur disa standarde që bien ndesh me rregullat e mbrojtjes nga zjarri. Kishte vetëm dy aparate kundër zjarrit për të gjithë klubin, nuk kishte dyer daljeje për evakuim dhe koncerti u mbajt “pa leje” sepse nuk kishte marrëveshje me shkrim midis organizatorit dhe interpretuesve. Lënda piroteknike që shkaktoi zjarrin ishte sjellë nga grupi muzokor DNK dhe është përdorur në mënyrë të paligjshme”, informoi Toshkovski.

Ai konstatoi se Maqedonia nuk ka një sistem me rregulla të vendosura të lojës që janë normale për të parandaluar një ngjarje kaq të tmerrshme, kaq të kobshme.

“Ka dobësi në sistem, ku nuk ushtrohet kontrolli i duhur dhe i nevojshëm për të krijuar parakushtet për evente normale, sidomos të këtij lloji. Prandaj, në të gjitha diskotekat në Maqedoni, në periudhën e ardhshme do të kryhen kontrolle të thella inspektuese, të cilat do të duhet të zbulojnë të gjitha paligjshmëritë dhe parregullsitë, si dhe dështimet e sisitemit”, theksoi ministri.

Në lidhje me diskotekën, ai ritheksoi se personi juridik nuk kishte licencë për operim dhe pronari gjatë kontrollit ka paraqitur një licencë të falsifikuar me datë 13 mars 2024.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit