TITAN Usje: Sulmet e pabazuara ndaj vetëm një kompanie janë të pajustifikueshme – fabrika nuk është në funksion, ndërsa ndotja mbetet e lartë

Pavarësisht të gjitha fakteve dhe dëshmive që konfirmojnë se kompania operon në përputhje me rregullativën vendore dhe që janë vërtetuar qartë nga institucionet përkatëse, sulmet ndaj TITAN Usje vazhdojnë.

Këto sulme jo vetëm që janë tendencioze, pasi nuk bazohen në fakte, por në interpretime arbitrare, por njëkohësisht hapin edhe dilema mbi arsyet dhe motivet pse pa bazë “gishti” drejtohet vetëm ndaj një kompanie, e cila është e rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe krijon vlerë të shtuar për të punësuarit, komunitetin dhe të gjithë partnerët tanë. Më e rëndësishmja, këto sulme nuk kontribuojnë aspak në gjetjen e një zgjidhjeje për ndotjen e ajrit në Shkup.

Se kompania nuk është shkaku i këtyre gjendjeve, dëshmojnë edhe faktet e ditëve të fundit. Përkatësisht, për shkak të mirëmbajtjes së rregullt, të dy furrat nuk janë në funksion – njëra që nga data 20.12.2025, ndërsa tjetra që nga e premtja, 16.01.2026. Pavarësisht faktit se TITAN Usje nuk operon fare, të premten, më 16.01, vlera më e lartë e grimcave PM10 arriti 275 mikrogramë për metër kub; të shtunën (17.01.2026) – 250; të dielën (18.01.2026) – 143; të hënën (19.01.2026) – 190; dhe dje, të martën (20.01.2026) – 221 mikrogramë për metër kub. Kjo gjendje përsëritet çdo vit.

TITAN Usje është një kompani që jo vetëm operon në përputhje me ligjin dhe është mbajtëse e lejes së integruar mjedisore të tipit A, por është gjithashtu nën monitorim të pavarur dhe të vazhdueshëm 24-orësh të gazrave të emetuar nga oxhaqet, ndërsa rezultatet e matjeve janë publikisht të disponueshme përmes raporteve javore. Matjet e oxhaqeve në TITAN Usje realizohen në përputhje me rregullativën ligjore të përcaktuar nga institucionet dhe të harmonizuar me direktivat evropiane. Se veprimtaria jonë nuk lidhet me gjendjen e ajrit ambient në Shkup, dëshmon edhe fakti se ndotja mbetet e lartë edhe kur kompania nuk operon.

Si kompani që është pjesë e një grupacioni ndërkombëtar, TITAN Usje investon vazhdimisht në modernizimin e proceseve teknologjike. Gjatë gjashtë viteve të fundit, investimet kanë tejkaluar 36 milionë euro, nga të cilat 4.5 milionë euro janë dedikuar për uljen e ndikimit në mjedis.

Ne sinqerisht besojmë në nevojën për trajtim të barabartë të të gjitha entiteteve në vend dhe, në përputhje me parimin e sundimit të ligjit, presim që veprimtaria jonë të vëzhgohet dhe të vlerësohet përmes prizmit të ekspertizës dhe ligjeve, e jo përmes qëndrimeve personale dhe të përgjithësuara.

Mbetemi të hapur për dialog konstruktiv me të gjithë partnerët relevantë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në interes të të gjithëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit