5.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

Theu për herë të katërt sigurinë e lartë të burgjeve, kush është Taulant Toma, “magjistari i arratisjeve”! Si ‘shpëtoi’ sërish shqiptari nga vuajta e dënimit

Arratisja, që sipas policisë është e planifikuar deri në detajin më të vogël, ka ndodhur gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Ende nuk dihet se si ka arritur të kalojë muret rrethues dhe nëse ka pasur ndihmë nga jashtë.

“Nuk është ende e qartë se si ka arritur të kalojë muret e jashtme dhe nëse ka përfituar ndihmë nga jashtë,” deklaroi Gennarino De Fazio, sekretarit të përgjithshëm të Uilpa Polizia Penitenziaria.

Kush është i arratisuri

Taulant Toma është dënuar deri në vitin 2048 për një sërë grabitjesh dhe vjedhjesh. Toma njihet si “magi i arratisjeve” dhe ka një histori të gjatë arratisjesh:

Në shkurt 2013, u arratis nga burgu me siguri maksimale i Parmës, dhe pas shtatë muajsh u kap dhe u arrestua në Belgjikë.

07.12.2025, 14:49
SHQIPËRI
2 Mins Read
Shpërndaje

Një arratisje si në filma ka ndodhur orët e para mëngjesit të së dielës, 7 dhjetor, nga Burgu i Opera-s në Milano. I burgosuri shqiptar Taulant Toma, 41 vjeç, ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas është ulur jashtë duke përdorur çarçafë të lidhur, për t’u zhdukur pa gjurmë.

Arratisja, që sipas policisë është e planifikuar deri në detajin më të vogël, ka ndodhur gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Ende nuk dihet se si ka arritur të kalojë muret rrethues dhe nëse ka pasur ndihmë nga jashtë.

“Nuk është ende e qartë se si ka arritur të kalojë muret e jashtme dhe nëse ka përfituar ndihmë nga jashtë,” deklaroi Gennarino De Fazio, sekretarit të përgjithshëm të Uilpa Polizia Penitenziaria.

Kush është i arratisuri

Taulant Toma është dënuar deri në vitin 2048 për një sërë grabitjesh dhe vjedhjesh. Toma njihet si “magi i arratisjeve” dhe ka një histori të gjatë arratisjesh:

Në shkurt 2013, u arratis nga burgu me siguri maksimale i Parmës, dhe pas shtatë muajsh u kap dhe u arrestua në Belgjikë.

Pas arrestimit në Belgjikë, ai arratiset nga burgu i Lantin, pranë Liège.

Në 2009, ishte arratisur nga superburgu i Ternit dhe u kap në fund të dhjetorit në një shtëpi në provincën e Pavia-s, falë agjentëve të NIC të Penitenziarisë dhe komisariatit Garibaldi-Venezia.

Kjo është katërta arratisje në karrierën e tij kriminale, dhe deri tani është kapur çdo herë.

Rasti i fundit i madh daton në 2013, kur kishte ikur nga superburgu i Parmës bashkë me një të burgosur tjetër, shqiptarin Vamentin Frokaj, për t’u rikapur më pas në Belgjikë dhe arratisur sërish deri në vitin 2015.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit