3.8 C
Skopje
Tuesday, December 23, 2025

Thaçi takon strukturat e PDSH-së në Zhelinë, në fokus organizimi dhe zhvillimet politike

Zhelinë, 23 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi, ka zhvilluar një takim me strukturat e Degës së PDSH-së në Zhelinë informon Tetovasot. Në këtë takim u diskutuan çështjet e mëtutjeshme organizative të degës, forcimi i strukturave partiake në terren, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Thaçi theksoi rëndësinë e koordinimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të strukturave lokale për përballjen me sfidat politike dhe për realizimin e objektivave të partisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Degës së Zhelinës paraqitën qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me situatën aktuale, duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve partiake.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit