14.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Thaçi përsëri në udhëkryq pasi u nda nga Fronti Evropian, thotë se nuk ka asgjë të përbashkët me Qeverinë

Pasi prishi raportet me njërën palë për t’iu afruar tjetrës, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi konfirmon se me qeverinë nuk është arritur asnjë marrëveshje bashkëpunimi dhe se nuk kanë asnjë pikë të përbashkët, shkruan Alsat.

Konfirmimi vjen disa muaj pasi përflitej për negociata mes palëve, për mundësinë e përfshirjes së tij në koalicionin qeveritar.

“Këto muajt e fundit ka pasur më shumë intensitet të bisedave, mos t’i quaj bisedime, duke kërkuar të dy palët pikat e përbashkëta mes kësaj qeveria dhe PDSH-së. më në fund erdhëm në përfundim se në hiç asnjë pikë të përbashkët nuk kemi. Kështu që më lejoni të konstatoj se ky muhabet sot edhe zyrtarisht mbyllet. Ne edhe pse kemi treguar dëshirë për konstruktivitet, kemi ardhur në përfundim se s’kemi asgjë të përbashkët me politikën e kësaj qeverie dhe s’do të kemi”, tha Menduh Thaçi, PDSH.

Por Thaçi nuk ka më bashkëpunim as me BDI-në dhe Frontin Evropian. Në prag të zgjedhjeve lokale, PDSH-ja duhet të vendosë për pozicionimin e saj në këto zgjedhje, kandidatët e mundshëm, listat, e të ngjashme.

“Me keqardhje mund të konstatoj se edhe bisedat apo bisedimet me z.Ahmeti kanë dështuar. Kështu që do të keni mirëkuptim, sot të mos jap shumë imtësi deri sa këto qëndrime nuk verifikohen edhe nga organet e partisë”, u shpreh Menduh Thaçi, PDSH.

Në zgjedhjet e fundit lokale katër vjet më parë, PDSH-ja fitoi vetëm në Studeniçan me Azem Sadikin. Tani, katër vjet më vonë, Sadiki ka njoftuar rikandidimin si i pavarur. / Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit