Nga MPB njoftojnë se dje në ora 11:35 dhe 12:20, në fshatin Bogovinë të Tetovës i kanë privuar nga liria L.Z. (36) nga fshati Bogovinë dhe E.N. (32) nga fshati Sedllarcë e Poshtme.
Siç njoftoi sot MPB-ja, dyshohet se në periudhën nga ora 01:00 deri në orën 06:00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në një objekt për shitje në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, me ç’rast kanë marrë para dhe disa produkte.





