Një 60-vjeçar nga Tetova është goditur nga një veturë “Mercedes” me targa zvicerane më 10 shtator, në rrethrrotullimin mes rrugës “Ilindenska” dhe “Blagoja Toska”, ndërsa po dilte nga automjeti i tij. Pas aksidentit, drejtuesi u largua nga vendngjarja.
I lënduari pësoi plagë të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.