19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Tetovari kapet me 501 tableta ekstazi në Shkup

Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B. (38) nga Tetova, pasi në banesën e tij janë gjetur 501 tableta ekstazi.Ky zbulim erdhi pas një incidenti më 09.09.2024 rreth orës 01:30, kur policia e arrestoi A.B. për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë një përleshje fizike me babanë e të dashurës së tij, në një banesë në zonën e Karposhit në Shkup. Më vonë, e dashura e tij raportoi se kishte gjetur një qese me tableta në banesë, të cilat i përkisnin A.B. Policia kreu një kontroll në banesë dhe i sekuestroi tabletat. A.B. pranoi se tabletat ishin të tijat. Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit