23.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Tetovares i zhvatën 500 euro me mashtrimin se do t’i rregullonin ndihmën sociale

Një 59-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë se është viktimë e mashtrimit nga dy persona nga rrethina e Tetovës, përfshirë një person të identifikuar me inicialet H. “pnj”.

Sipas kallëzimit të paraqitur rreth orës 15:15, viktima ka deklaruar se gjatë vitit 2024 i kishte dorëzuar dokumentacionin e saj dy personave të cilët i kishin premtuar ndihmë për rregullimin e dokumenteve për të përfituar të drejtën e kujdesit të huaj – një formë e ndihmës sociale – kundrejt një pagese prej 500 euro.

Pas dorëzimit të dokumenteve, në fund të vitit 2024, kërkesa e saj ishte refuzuar nga autoritetet. Megjithatë, të dyshuarit e kishin bindur viktimën se do t’ia kthenin paratë shumë shpejt, por më pas kishin ndërprerë çdo kontakt me të.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për procedimin penal të personave të përfshirë në këtë vepër të dyshuar mashtruese.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit