Tetova pret Koncertin Festiv të Nëntorit nga Ansambli Muzikor

Ansambli Muzikor – Tetovë ka njoftuar se më 19 nëntor 2025, në ora 20:00, në Pallatin e Kulturës “Ilio Anteski Smok” – Tetovë, do të mbahet Koncerti Festiv kushtuar Festave të Nëntorit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të këtij sezoni në qytet.

Mbrëmja do të zhvillohet nën dirigjimin e Premtim Etemit dhe Agona Çupit, ndërsa në skenë do të ngjiten solistët:

  • Jetmir Rexhepi – tenor

  • Rozafa Etemi – soprano

  • Ismet Vejseli – tenor

Koncerti do të shoqërohet nga interpretimi i Orkestrës Simfonike dhe Korit të Ansamblit Muzikor – Tetovë, të cilët do të prezantojnë vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë. Programi pritet të sjellë solemnitet, emocion dhe vlera të spikatura artistike që nderojnë historinë dhe identitetin kombëtar.

Drejtori i Ansamblit, Blerim Qamili, theksoi rëndësinë e këtij organizimi, duke e cilësuar procesin e përgatitjeve si “një udhëtim të bukur artistik, të mbushur me energji krijuese, respekt të ndërsjellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.”
Ai shtoi se “çdo ditë prove ka dëshmuar profesionalizmin e muzikantëve, frymën e bashkëpunimit dhe pasionin e tyre për artin.”

Koncerti pritet të sjellë një atmosferë festive dhe të tërheqë një publik të gjerë artdashës.

 

Tetova pret Koncertin Festiv të Nëntorit nga Ansambli Muzikor

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit