14.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Tetova kryeqenër institucionale shtetërore: Brenda katër ditëve vizitohet nga krerët më të lartë të shtetit

Këtë javë, Tetova ka qenë epiqendra e vëmendjes institucionale në Maqedoninë e Veriut, duke u vizituar nga tre figurat më të larta të shtetit brenda një periudhe prej vetëm katër ditësh. Kjo prani intensive e përfaqësuesve më të lartë shtetërorë e ka konfirmuar rëndësinë strategjike dhe simbolike që ky qytet zë në hartën politike dhe zhvillimore të vendit.

Kryeministri Hristian Mitckovski, qëndroi në Tetovë për të marrë pjesë në fillimin e punimeve për rinovimin e Shkollës “Kirill Pejqinoviq”, investim prej 800 mijë euro.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ishte gjithashtu në Tetovë ku mori pjesë në hapjen zyrtare të zyrës së deputetëve – një hap që synon të afrojë institucionin ligjvënës me qytetarët, duke i mundësuar atyre qasje më të lehtë në përfaqësimin e interesave të tyre.

Këto vizita u përmbyllën me praninë e presidentes Gordana Siljanovska – Davkova, e cila mori pjesë në “Tetova n’Fest”, duke e kthyer Tetovën në qendrën kryesore të aktiviteteve politike dhe institucionale të kësaj jave në vend.

Kjo prani e përqendruar e lidershipit shtetëror vlerësohet si një sinjal i qartë për prioritetin që Tetova ka në agjendën zhvillimore dhe përkushtimin për investime konkrete në rajonin e Pollogut./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit