16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

“Tetori Roz” në Strugë – Një mesazh dashurie, kujdesi dhe shprese për gratë që luftojnë me kancerin e gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, këtë të diel, më 12 tetor 2025, në Hotel Embla – Strugë, do të mbahet eventi sensibilizues “Tetori Roz në Strugë”, që ka për qëllim forcimin e vetëdijes për kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen ndaj grave që përballen me këtë sëmundje.

Ngjarja, e cila do të fillojë në ora 15:00, do të bashkojë profesionistë të shëndetit, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë me zemër të madhe.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë:

Dr. Jetmir Ziba, mjek dhe përfaqësues i iniciativës qytetare,

Z. Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë,

Z. Mendi Qyra, kandidat i pavarur për Komunën e Strugës, i cili do të ndajë përvojën e tij personale dhe do të prezantojë tri zotime konkrete për mbështetjen e grave që përballen me këtë sfidë.

Ky event do të jetë më shumë se një takim – do të jetë një mesazh shprese, dashurie dhe solidariteti, që rikujton rëndësinë e kujdesit të hershëm dhe fuqisë së bashkimit në përballjen me kancerin e gjirit.

Të gjithë janë të mirëpritur!

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit