Tërmet me magnitudë 2.9 ballë u ndje në Prilep dhe rrethinë

Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë u ndje mbrëmë në orën 1:14 të mëngjesit në Prilep dhe rrethinë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Epiqendra e tërmetit e kishte origjinën në Republikën fqinje të Greqisë, afërsisht 116 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter prej 2.9 ballë”, njoftoi Observatori Sizmologjik.

Siç shtuan ata, tërmeti u ndje në Prilep dhe zonën përreth me një intensitet prej 3 gradësh sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit