15.8 C
Skopje
Thursday, October 23, 2025

Tërheqje para raundit të dytë në Makedonski Brod! I pavaruri Vojneski i jep mbështetje VMRO-DPMNE-së

Kandidati i pavarur për kryetar komune të Makedonski Brodit, Milosim Vojneski, është tërhequr nga gara zgjedhore në raundin e dytë, përcjell TV21. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shprehu mirënjohje qytetarëve për mbështetjen në raundin e parë dhe njoftoi se, pas konsultimeve, ka vendosur ta tërheqë kandidaturën.

“VMRO-DPMNE është partia ime amë, së cilës i kam kushtuar pjesën më të madhe të jetës. Besoj se ky është vendimi më i mirë në interes të qytetarëve të Makedonski Brodit,” shkroi Vojneski. Në raundin e parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Zharko Risteski, mori 1.539 vota, ndërsa Vojneski 705.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit