Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar këtë të shtunë në hyrje të territorit shqiptar, autobusin e linjës Athinë-Tiranë.
Uniformat blu informojnë se gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontraband, dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, (shoferët e autobusit), për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.





