9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Tentativë për sulm fizik ndaj Kacarskës, ndalohet një burrë 57 vjeçar

Pas krevatit të improvizuar dhe thikës së kuzhinës në një garazh nëntokësor në Qendër, kërcënim i ri për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, përcjell TV21. Një burrë 57 vjeçar nga Bogdanci ka dashur të sulmojë fizikisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese dje pasdite në qendrën tregtare Ramstor, e cila ishte e ulur me një shoqe të saj. Ai i është kërcënuar me fjalët do të përgjigjesh, do të përgjigjesh.

Kur sigurimi ka vlerësuar se ekzistonte rreziku i një sulmi të drejtpërdrejtë fizik, e larguan menjëherë personin dhe lajmëruan policinë, pas çka dërgua në stacion. Policia ka konfirmuar se personi nga Bogdanci është arrestuar dhe do të përgjigjet për rrezikim të sigurisë./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit