Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…
Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas me shkopa gome dhe shoqërime protestuesish, teksa kanë nisur edhe arrestimet.
Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.
Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u rrëzuar “Mos u dorëzoni”, ishte thirrja gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji protestuesit u shpërndanë, por tashmë ata kanë nisur rigrumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit.








