Ndërmarrja për Qarkullim Publik– Shkup, përmes faqes së saj në Facebook, njoftoi këtë mëngjes se teleferiku në Vodno sot nuk do të jetë në funksion për shkak të erërave të forta.
Sipas NQP-Shkup, intensiteti i erës i tejkalon kufijtë e lejuar për funksionim të rregullt dhe të sigurt të teleferikut.
“Shërbimet përgjegjëse po e ndjekin situatën në terren dhe në momentin kur do të krijohen kushte të përshtatshme të motit për punë, teleferiku do të vazhdojë me transportin e pandërprerë të udhëtarëve”, thonë nga NQP-Shkup.



