16.8 C
Skopje
Thursday, November 13, 2025

Të shtëna me ar*më në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë: Ka të vdekur dhe të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë gjatë të shtënave që ndodhën këtë mëngjes në Gjimnazin e Sanjski Mostit.

Këtë informacion e ka konfirmuar për “Oslobođenje” Adnan Beganoviq, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Una-Sana (MUP USK).

“Për momentin mund të konfirmoj se në gjimnaz është përdorur armë zjarri, ku kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër është plagosur rëndë. Të gjitha detajet e tjera do të bëhen të ditura pas hetimit,” tha Adnan Beganoviq, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Una-Sana.

Sipas informacioneve të para, një ndihmës në atë shkollë dyshohet se ka hyrë me armë dhe ka hapur zjarr ndaj mësuesve që po mbanin një takim në atë moment.

Sipas Avas.ba, i dyshuari për krim ka tentuar të vetëvritet pas ngjarjes.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 10:15. Një burrë N.N. me një armë automatike ka vrarë tre punonjës të shkollës. Pas kësaj, ai ndoshta ka tentuar të vetëvritet dhe ka marrë plagë të rënda. Policia është në vendngjarje,” tha zëdhënësi i MUP të Kantonit Una-Sana.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit