Kandidati i VLEN-it për kryetar në komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë përkrahjen e fuqishme të 18 vjeçarëve që këtë vit votojnë për herë të parë. Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, Mexhiti ka sjellë mesazhet e sinqerta të të rinjve, të cilët me plot bindje e shohin atë si kryetarin që i duhet Çairit.
Vetë Mexhiti ka shkruar, “Mirënjohës për përkrahjen e 18 vjeçarëve që votojnë për herë të parë! Nder dhe përgjegjësi!”
Këto janë fjalët e të rinjve që me datë 19 Tetor besimin do ja japin Izet Mexhitit.
“Jam Merve Bajrami studente e arkitekturës në universitetin Ballkanik, njëkohësisht edhe anëtare e Forumit Rinor të Lëvizjes Demokratike. Këtë vit për herë të parë do të votoj në zgjedhjet lokale dhe mendoj se Çairi ka nevojë për Izet Mexhitin,”, është shprehur Merve Bajrami, studente e arkitekturës në Universitetin Ballkanik dhe anëtare e Forumit Rinor të Lëvizjes Demokratike
“Unë jam Muadh Qaili, votoj për herë të parë në komunën e Çairit dhe votën time do t’ja jap Izet Mexhitit.”
“Jam Ajmine Imeri nga universiteti Nënë Tereza në Shkup, studente e drejtësisë. Këto zgjedhje lokale votoj për herë të parë dhe përkrah Izet Mexhitin për kryetar.”
“Jam Shuajb Alimi, për herë të parë votoj në këto zgjedhje lokale dhe zgjedhja ime është Izet Mexhiti për kryetar të Çairit.”
“Jam Ruja Abazi, studente e drejtësisë në universitetin Nënë Tereza, këtë herë votoj për herë të parë në zgjedhjet komunale dhe kam vendosur që votën time ta jap për Izet Mexhitin.”
“Unë jam Basri Fejzullahi, me profesion jam bukëpjekës. Këtë vit votoj për herë të parë edhe atë në zgjedhjet lokale dhe vota ime do të shkoj për Izet Mexhitin si kryetar i ardhshëm i Çairit.”
Mbështetja e brezit të ri është sinjali më i fuqishëm se Çairi është dhe do të mbetet bastion i Izet Mexhitit pasi që ai tashmë po e fiton zemrën e votuesve të rinj, të cilët me vendosmëri ia besojnë të ardhmen e Çairit.