Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë, akoma nuk janë kthyer në aktivitetet zgjedhore. Sipas informacioneve nga shtabet zgjedhore, aktivitetet pritet t’i fillojnë nga dita e mërkurë duke u kthyer në terren me qytetarët dhe takimet më të mëdha për prezantimin e platformave të tyre. Fushata zgjedhore në rrethin e dytë vazhdon deri më 31 tetor, më 1 nëntor fillon heshtja zgjedhore, ndërsa votimi zhvillohet më 2 nëntor. /Alsat.mk