Të martën do të vazhdojë seanca për rastin “Pulse”

Në gjykimin e sotëm për rastin “Puls” dëshmoi Trajçe Dimishkovski, i cili ishte pjesë e agjencisë së sigurisë “Rubikon” nga viti 2023 deri në gusht 2025. Në dëshminë e tij, Dimishkovski përshkroi se si zhvillohej komunikimi midis të punësuarve, kush ishte përgjegjës për caktimin e orareve të njerëzve dhe çfarë udhëzimesh jepte profesori Aleksandar Nacev gjatë ngjarjeve të mëdha dhe leksioneve mbi detyrimet ligjore të rojeve të sigurisë, raporton MIA.

Dimishkovski theksoi se në prill të vitit 2025, përveç detyrave të rregullta për sigurim, ka marrë edhe autorizime administrative.

“Përveç punës së sigurisë, isha i autorizuar të nënshkruaja pagat dhe faturat”,  tha ai, duke shtuar se pagat i dorëzoheshin me para në dorë nga një zyrë kontabiliteti, ndërsa roli i tij ishte vetëm t’i nënshkruante ato dhe t’i dorëzonte në bankë.

Në lidhje me rolin e Alksandar Nacevit, dëshmitari deklaroi se ai ndonjëherë ishte paraqitur që të ndihmojë në koordinimin me njerëzit, veçanërisht gjatë ngjarjeve të mëdha.

Gjykimin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska – Ilievska, ndërsa Prokurorinë e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorëve publikë.

Gjykimi vazhdon më 17 mars me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.

Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit