19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Të gjithë anëtarët e Komisionit për falje në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë dorëheqje

Presidenca e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se të gjithë anëtarët e Komisionit për falje kanë dhënë dorëheqje, për arsye personale dhe profesionale, transmeton Portalb.mk.

“Anëtarët e Komisionit për falje sot e kanë informuar presidenten Gordana Siljanovksa Davkova se kanë dhënë dorëheqje kolektive nga pozitat në Komision”, njoftuan nga Presidenca, e cila ka njoftuar se së shpejti do të fillojë konsultimet për përbërjen e re të Komisionit, ndërkohë ka vlerësuar që sistemi për falje ka dobësi ligjore.

Presidentja ka pranuar dorëheqjen e Metodija KanevçevitGordan Kallajxhievit, Arlinda Kadriu ShahinoviqitZora MitiqitAna Gjorgjieva Ivanovskës dhe Ajtene Shaqirit.

Ndryshe, konsideroj se ndoshta është koha për një “rifreskim” në Komisionin për falje, tha më 25 tetor ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të vendimit të fundit për faljen e të dënuarve nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila këto ditë shkaktoi një valë reagimesh në opinionin politik dhe publikut të gjerë.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova pasdite më 24 tetor ka thirrur në takim gjashtë anëtarët e Komisionit për Falje, i cili vjen pas reagimeve që shkaktuan në opinion disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Takimi vjen edhe pas arrestimit të Akif Ravmanoskit, njërit prej personave të falur nga Siljanovska-Davkova, për të cilin mediat raportojnë se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”.

Më 24 tetor, dy ditë pas shpalljes së vendimit për faljen e tij në “Gazetën Zyrtare”, duke dalë nga burgu “Idrizovë”, ai ishte sërish i dyshuar për një vepër tjetër të kryer dhjetë ditë më parë, përkatësisht përfshirjen në një incident të armatosur në lagjen Çair.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit