6.8 C
Skopje
Monday, December 1, 2025

Të enjten do të shfaqet “Super hëna e ftohtë

Të enjten në mbrëmje, 4 dhjetor 2025, do të shfaqet “Super hëna e Ftohtë”, hëna e fundit e plotë për këtë vit.

Ajo do të arrijë pikën e plotësisë pak pas mesnatës së 5 dhjetorit dhe quhet kështu sepse shfaqet në periudhën më të ftohtë dhe në netët më të gjata të vitit.

Këtë herë, hëna do të jetë edhe më e afërt me Tokën se zakonisht. Ajo do të kalojë rreth 357 mijë kilometra larg nesh, duke e bërë të duket pak më e madhe dhe më e shndritshme se një hënë e plotë normale, edhe pse ndryshimi nuk dallohet shumë me sy të lirë.

Në qiell, pranë hënës do të shihen edhe Jupiteri, grupi i yjeve të Plejadave dhe ylli i fuqishëm, Aldebaran. Ndërkohë, më 14 dhjetor, pritet të shfaqen yjet që bien të Geminidave, një nga shfaqjet më të bukura të “yjeve që bien”, gjatë vitit.

Rreth datës 19 dhjetor, do të afrohet edhe kometa 3I/Atlas, e cila mund të dallohet me një dylbi të mirë në agim ose në mbrëmje, pasi nuk do t’i afrohet shumë Tokës. Pas kësaj, ajo do të largohet përgjithmonë.

Më 21 dhjetor nis dimri astronomik me solsticin e dimrit dhe, pas kësaj date, ditët fillojnë ngadalë të zgjaten.

/tvklan.al

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit