Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e veprimit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Sipas Kurtit, gratë dhe vajzat në mbarë botën vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, drejtësi dhe mundësi të barabarta, dhe kjo ditë na rikujton se barazia thërret për veprim.
Në Kosovë, theksoi ai, po ndërmerren hapa konkretë për të fuqizuar gratë: përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Më shumë se 12 mijë gra janë mbështetur në punësim, janë rritur mekanizmat për pronësinë e grave dhe janë forcuar mekanizmat e mbrojtjes, që të drejtat e tyre të mos mbeten thjesht në ligje dhe deklarata, por të garantohen në jetën e përditshme.
“Barazia nuk është vetëm premtim – është veprim. Dhe ky angazhim vazhdon”, deklaroi Kryeministri.
Ai përfundoi urimin e tij për 8 Marsin me mesazhin: “Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët!”/KultPlus.com



