Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përditëson të dhënat e daljes së qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Deri në 15:00, pas procesimit të 98,75% të vendvotimeve, 29,18% e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Prishtina është një nga qytetet me shumicë shqiptare që kanë shënuar daljen më të madhe të qytetarëve për të votuar. 35,28% e qytetarëve me të drejtë vote në kryeqytet e shfrytëzuan këtë të drejtë, sipas të dhënave të KQZ-së.
Të dhënat e fundit të KQZ-së për daljen në zgjedhje mund t’i ndiqni live në këtë link.




