13.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit

I ati dhe të dyshuarit tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës (14) nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë në burgun e Shkupit.

Drejtori i burgut, Filip Andov nuk konfirmoi e as demantoi informacionet se nuk janë pritur mirë nga të burgosurit tjerë dhe thekson se siguria është nën kontroll dhe se qasje deri te katër të dyshuarit është e kufizuar.

“Ata janë të ndarë nga të paraburgosurit tjerë. Jo secili zyrtar në burg ka qasje në ato hapësira. Aty mund të hysh me kartelë të posaçme që i mbajnë disa rojtarë të caktuar. Ata kontrollohen vazhdimisht sipas protokolleve dhe ligjeve”, tha Andov.

Tre nga katër të paraburgosurit e kanë pranuar fajin për krimet për të cilat akuzohet përveç të atit, ndërsa Ljupç Palevski pritet të ekstradohet nga Turqia.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit