Pas fitores në zgjedhjet lokale në Vrapçisht dhe Gostivar, Arben Taravari tha se pret që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj ose tetor të këtij viti, përcjell TV21. Taravari tha se u tregua që koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, mund të bëjë rezultate të jashtëzakonshme.
“Aleanca Kombëtare për Integrim u tregua se bashkë mund të bëjmë rezultate të jashtëzakonshme dhe kjo më është një frymë e re e cila besoj se do të vazhdojë në zgjedhjet parlamentare të cilat unë i pres në 2026-tën, ndaq ato të mbahen në maj apo në tetor”, tha mes tjerash Taravari.



