Në tubimin e organizuar sonte në Saraj nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Lideri Arben Taravari, mbajti një fjalim të fuqishëm politik, duke ironizuar kundërkandidatët dhe duke theksuar mbështetjen e plotë për kandidatin e AKI-së për Sarajin, Blerand Ramadani.
“E dëgjova Izetin mbrëmë në Saraj, që po thoshte se a doni ta sillni ‘bedelin’ e Gostivarit. O Izet, Blerandi… Blerandi është biri i Sarajit. Fatmirësisht, Blerandi nuk është bedeli i Mickoskit dhe kjo është e turpshme!” deklaroi Taravari.
Ai tha se VLEN-i nuk egizston dhe se është shëndëruar në LEN, poashtu kritikoi ashpër qeverinë aktuale dhe theksoi mungesën e përfaqësimit të vërtetë shqiptar në ekzekutiv, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e disa prej ministrave që aktualisht përfaqësojnë komunitetin shqiptar.
“VLEN-i nuk egizston dhe se është shëndëruar në LEN. Sot kemi tre ministra në qeveri që zyrtarisht nuk i përkasin partive politike shqiptare. Njëri prej tyre nuk është i yni, dy të tjerët – edhe pse janë nga Aleanca, nuk janë tonët. Kush i mban këta? I mban Mickoski. VLEN-i është shndërruar praktikisht në një instrument që Mickoski e përdor sipas interesit të tij,” shtoi Taravari.
Tubimi në Saraj konfirmoi rritjen e mbështetjes për kandidatin e AKI-së, Blerand Ramadani, i cili nga dita në ditë po shihet gjithnjë e më shumë si alternativa e re për të ardhmen e kësaj komune strategjike. (TS)