EKSKLUZIVE e Taravarit n’Podium: Vendimi i Gjykatës – vulat e legjitimitetit janë tonat

Të gjithë simpatizuesit dhe anëtarët që kanë qenë të zhgënjyer mbas gjithë këtyre zhvillimeve të kthehen në shtëpinë e vet,” tha Arben Taravari në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv.

Ai komentoi vendimin e Gjykatës Themelore në Tetovë, duke e cilësuar si definitiv, që e konfirmon atë si kryetar të Aleancës për Shqiptarët dhe legjitimon grupin më të madh brenda partisë. Taravari shtoi se pretendimet e individëve apo shoqatave që flasin në emër të Aleancës nuk kanë bazë.

Ai theksoi gjithashtu rolin aktiv të tre deputetëve të Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas tij, janë ndër më të zëshmit dhe bëjnë opozitën siç duhet.

https://www.facebook.com/reel/1875088229871165

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sonte në emisionin “n’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv, në ora 21:00./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit