Ministri i shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se sot ka takuar drejtorin e Bankës Botërore në vend, Maksimiljano Paoluçi, dhe Natali Lahire, dhëheqëse e programit për zhvillimin njerëzor, shkruan Top24
Taravari takon drejtorin e Bankës Botërore në vend, Maksimiljano Paoluçi, dhe Natali Lahire
“Sot në mëngjes realizova një takim me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Maksimiljano Paoluçi, dhe Natali Lahire, udhëheqëse e programit për zhvillimin njerëzor.
Gjatë takimit diskutuam për gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe mundësitë për përmirësimin e tij, duke u fokusuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor në shëndetësi.” shkruan Taravari.