Sot mysafirë në “Daily Click” janë Memet Zhaku, shef i shtabit të kandidatit për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani dhe dhe Bashkim Bakiu, shef i shtabit të kandidatit për president nga VLEN, Arben Taravari.
Bakiu tha se fushata e Arben Taravarit do të filloj nga Kumanova ndërsa Zenku bëri të ditur që Bujar Osmani do të fillojë nga Shkupi edhe pse në datën e fillimit të fushatës, ky i fundit do të ketë takim në Bruksel.
Më 4 prill, Osmani e Taravari do të realizojnë debatin e parë televiziv në TV21, me fillim nga ora 21:30.
“Fushta realisht fillon me 4 prill, fushata jonë në aspektin e tubimeve zyrtare dhe të mëdha do të fillojë nga Kumanova dhe pas festave të Bajramit. Kemi vendosur si shtab, që gjatë muajit të Ramazanit nuk do të mbajmë tubime të mëdha pasi jemi në muajin e agjërimit dhe nuk duam t’i stresojmë dhe t’i lodhim personat që agjërojnë.. Në këtë drejtimi jemi shumë të qetë dhe ky vendim është i imi sepse jemi të sigurt se për momentin lëvizim në në drejtim shumë të mirë”, tha Bakiu.
“Edhe pse zyrtarisht fushata zgjedhore fillon me 4 prill, gjatë gjithë kësaj periudhe zotëri Osmani ka pasur mundësinë që t’i vizitojë të gjitha vendbanimet jo vetëm kësaj periudhe si kandidat për President por edhe më herët ka pasur mundësinë që t’i takojë qytetarët e vendit..Data 4 prill realisht koicidon me mbajtjen e takimit të ministrave të jashtëm në NATO në Bruksel dhe zotëri Osmani në mëngjesin e datës 4 prill do të jetë në këtë samit të NATO-s ku do ta filloj edhe ditën dhe kampanjën edhe pse koicidojnë bashkë, zotëri Osmani detyrat shtetërore nuk mund t’i lë anash.. Më pas dita do të vijojë me takime të shumta me qytetarë në Shkup”, u shpreh Zhaku.





