17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Taravari: Në “8 shtatori” do të rinovohen 7 salla kirurgjike

Qeveria njoftoi fillimin e dy projekteve kapitale në vlerë prej 14.7 milionë euro. Njëri ka të bëjë me rikonstruimin e spitalit “8 Shtatori”, për të cilin janë planifikuar 12 milionë euro dhe rikonstruksionin e aeroportit të Ohrit me vlerë 2.7 milionë euro.

Projekti për rindërtimin dhe pajisjen e “8 Shtatorit” siç bënë me dije ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon rikonstruimin e repartit kirurgjik me një sipërfaqe totale prej 2000 metrash katrorë, gjegjësisht 7 salla operacioni dhe se për herë të parë në vendin tonë do të ketë robot kirurgjik

“7 salla kirurgjike dhe hapsira ndihmëse prej 800 m2 që do ju shërbej doktorëve për konsultime. Gjithashtu laborator biokimik, laborator mikrobiologjik dhe laborator patologjik dhe transfuziologjik. Kështu që mendoj se kapacitetet e këtyre spitaleve që po rikonstruohen, janë tregues i qartë se sa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë angazhohen për tu përmirësuar kushtet për pacientët”tha taravari.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit