13.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Taravari: Kemi pasur shumë pakënaqësi gjatë qeverisjes tonë, fajtor jemi edhe ne, por bëmë rotacionin politik! Janë bërë edhe punë të mira

Pas vendimit për të dalë nga Qeveria, Arben Taravari tha se ka pasur shumë pakënaqësi gjatë qeverisjes së tyre, që siç tha, janë edhe ata fajtorë gjë për të cilën Taravari u kërkoi falje qytetarëve, transmeton TV21. Por pavarësisht të gjithave, Taravari tha se kanë bërë rotacion politik, duke e larguar nga pushteti partinë që ka qeverisur mbi 20 vite.

“Normalisht, ne kemi pasur plotë pakënaqësi gjatë qeverisjes sonë. A kemi qenë edhe ne fajtorë? Po se po, pranojmë fajin dhe me një moment i kërkojmë falje qytetarit shqiptar. Ne kemi vendosë të kthehemi te qytetari, të përgatitemi për zgjedhjet lokale dhe në nëntor ta sjellim fitoren e madhe për ASH-në… Punën më të madhe ne e kemi bërë në momentin që ne e themi e kemi sjell ndryshimin, por tash del që nuk qenka ndryshim. Nuk është ai ndryshim që e premtuam. As shqiptarët nuk ndjehen më mirë, as qytetarët nuk ndjehen, fatkeqësisht këtë e them, se pjesë e atij gabimi jemi edhe ne… Krenarisht e them se e bëmë rotacionin politik. Imagjinoni mos ta bënim, do të vazhdonte partia që ka qenë 22-23 vjet në pushtet. Sot së paku e provuam”, tha Taravari.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit