Së pari, do t’u kërkoja politikanëve evropianë garanci se nuk do të ketë kushte të tjera që ne të vazhdojmë rrugën evropiane. Së dyti, do të kërkoja një dinamikë për ndryshimet kushtetuese. Dhe e treta është largimi nga “Ballkani i Hapur”, thotë Arben Taravari, kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai njoftoi tërheqjen e tij nga politika në rast se nuk fiton.