Në tubimin e organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, një ndër fjalimet më të drejtpërdrejta dhe mbështetëse erdhi nga Arben Taravari.
Duke folur për kandidatin për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, Taravari theksoi se qyteti ka nevojë për njerëz me integritet, besueshmëri dhe vizion të qartë.
“Bajrami është njeri me integritet dhe kredibilitet të padiskutueshëm. Tetova, si qytet universitar me dy universitete meriton të udhëhiqet nga Bajrami dhe Asafi” deklaroi Taravari, njofton TS.