Takimi Osmani – Abdullah bin Muhamed Al аsh-Sheikh

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite (Mexhlisi Al Shura) Abdullah bin Muhamed Al ash-Sheikh, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. Osmani e përgëzoi zgjedhjen e Arabisë Saudite nikoqire e EXPO 2030, e cila do të jetë një mundësi e shkëlqyer për intensifikimin e lidhjeve tregtare dhe afariste.

Lidhur me gjendjen kontraktuale mes dy vendeve, u shpreh bindja reciproke se korniza ekzistuese kontraktuale duhet të zgjerohet, gjë që do të vendosë bazat për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin multilateral, për prioritetet e politikës së jashtme të dy vendeve, për temat rajonale, si dhe për çështjet dhe sfidat aktuale ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit