Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot sot të realizojë takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së Anxhela Ageler.
Ageler misionin e saj diplomatik në vend e filloi në vitin 2022. Ajo në dhjetor u gjet në fokusin e opinionin jo për shkak të fundit protokollar të mandatit, por për shkak të vendimit politik të Uashingtonit. Ambasada amerikane atëherë konfirmoi se ajo është mes diplomatëve që do të tërhiqen, në pakon që mediat e lidhën me vendimin e administratës së Donald Trampit të revokojë pothuajse 30 ambasadorë, pjesa më e madhe diplomatë me karrierë, të emëruar nga administrata paraprake.
Ageler është diplomate me karrierë e cila nuk ishte për herë të parë në Maqedoni. Më parë ajo ka shërbyer si zyrtare për marrëdhënie me opinionin në Ambasadën amerikane në Shkup nga viti 2011 deri në vitin 2014. Pastaj ka punuar edhe si atashe për kulturë dhe shtyp në Ambasadën në Hanoi, Vietnam, zëdhënëse e Byrosë për çështje konsullore pranë Departamentit të shtetit, konsull dhe lidhje me komunitetin amerikan në Ambasadën e SHBA-së në Paris, të Francës dhe zëvendëskonsull dhe zëvendës atashe për shtyp në Nju Delhi, Indi.
Para se të përfshihet në Shërbimin për punë të jashtme në vitin 1998, Ageler ka punuar për Departamentin e shtetit në ambasadat e SHBA-së në Uagadugu, Burkina Faso dhe Budapest, Hungari, si dhe në Konsullatën e përgjithshme në Madras të Indisë.



