9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Takim mes Kryesisë së OEMVP dhe Kryetarit të Kuvendit z.Afrim Gashi: Në fokus korniza ligjore e qëndrueshme, përfshirja aktive e biznesit dhe dialogu institucional

 

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zeqiri, Nënkryetarin, z.Shpresim Tairi, dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, z. Reshat Musliu, realizuan takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional mes Kuvendit dhe komunitetit të biznesit, si dhe prezantimin zyrtar tëe U.D. Kryetarit të ri të OEMVP-së.

Gjatë bisedimeve, z. Aliu, theksoi rëndësinë që komuniteti i biznesit të informohet në kohë për ligjet dhe aktet që ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre ekonomik. Ndërkaq, Drejtori ekzekutiv, z. Durim Zeqiri, potencoi kërkesën e vazhdueshme të OEMVP-së për uljen e TVSH-së për apartamentet nga 18% në 5%, si një masë që do të stimulonte sektorin e ndërtimit dhe ekonominë në tërësi.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit