Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka realizuar takim me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Olivera Trajkovska. Në takimin, bashkëbisedueset kanë cekur nevojën për parandalimin, shkatërrimin me kohë dhe sanksionimin e radikalizmit fetar.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentes, Trajkovska dhe Siljanovska-Davkova e kanë potencuar rëndësinë e bashkëjetesës religjioze, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për ndërtimin e shoqërisë harmonike dhe të qetë.
“Në takimin, presidentja u informua për bashkëpunimin e frytshëm mes këtij organi të rëndësishëm të pavarur shtetëror dhe liderët e kishave, bashkësive fetare dhe grupet religjioze. Në funksion të reformave të ardhshme arsimore, drejtoresha Trajkovska ka shprehur qëndrim se me normat themelore etike, pjesëmarrësit duhet të informohen nga ana e arsimtarëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, thuhet në kumtesë.
Trajkovska ka propozuar vendosjen e lëndës zgjedhore Etikë gatë katër viteve, prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë, e cila do të integrojë, jo vetëm dimensionin religjioz, por edhe atë filozofik, sociologjik, logjik, psikologjik dhe etik. Sipas saj, lëndën Etikë do të mund ta ligjerojnë edhe teologë.





